Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë (Emrat)

Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, pasi dyshohen për vjedhjen e gjashtë bizneseve në Elbasan dhe Tiranë. Sipas policisë, dy të arrestuarit  Krenar Medja, 39 vjeç, dhe Erind Lluko, 18 vjeç, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke marrë shuma parash dhe produkte të ndryshme në dyqane, lokale dhe subjekte të tjera. Në Elbasan, dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer tri vjedhje gjatë muajit nëntor. Konkretisht, më 22 nëntor në një dyqan në lagjen “28 Nëntori”, më 20 nëntor në një tabakino në bulevardin “Aqif Pasha” dhe më 5 nëntor në një lokal në fshatin Vidhas. Ndërkohë, Erind Lluko, 18 vjeç, dyshohet se është autor edhe i tri vjedhjeve të tjera në Tiranë. Sipas policisë, ngjarjet kanë...