Berisha: Edhe ndërkombëtarët kërkojnë bashkim, të ulemi e të zgjedhim kandidaturën më të përshtatshme për Tiranën
‘Edhe ndërkombëtarët na kanë thënë që opozita duhet të bashkohet’. Kështu deklaroi kreu demokrat gjatë konferencës së shtypit. ‘Të ulemi dhe të zgjedhim kandidaturën më të përshtatshme për qytetarët e Tiranës’, ishte thirrja e tij. Olta Blaceri, VIZION PLUS: Një pyetje që ka lidhje me zgjedhjet. A është përfundimtar qëndrimi i Partisë Demokratike kundër identifikimit elektronik në zgjedhje? Ju nuk e doni më këtë, keni hequr dorë përfundimisht? Faleminderit. Sali Berisha: Identifikimi elektronik është akuzuar për abuzime shumë serioze. Gjer dhe për çipe që informojnë se kush votoi dhe kush s'votoi, e të tjera me radhë. Marsi Korreshi, SYRI TV: Për të mbetur prapë tek zgjedhjet, duke qenë se keni deklaruar më herët se këtë javë do të nisin negociatat për të arritur një marrëveshje...
Burimi:
syri.net