Burgu nuk mbylli hasmërinë/ Saga e vrasjeve në Fier, nga 2002 deri sot tek ekzekutimi i Selami Hasanit

Burgu nuk mbylli hasmërinë/ Saga e vrasjeve në Fier, nga 2002 deri sot tek ekzekutimi i Selami Hasanit

 Ekzekutimi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, paraditen e kësaj të hëne në oborrin e banesës së tij në Fier, rikthen në vëmendje sagën e vrasjeve mes familjes Hasani, Yzeiraj dhe Isufaj. Në vitin 1994, Enver Isufaj, babai i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, u vra në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier. Sipas vendimeve gjyqësore, në këtë vrasje morën pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit. Përplasjet vijuan edhe në vitin 2002, ku më 25 mars të këtij viti, në vendin e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier, një fuoristradë Mercedes-Benz u qëllua me armë zjarri. Nga atentati mbetën të vrarë Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Për këtë...