No Image Available

“PSE NUK DEL VETËM NË ZGJEDHJE?” NDRECA SFIDON RAMËN PËR PËRJASHTIMIN NGA PS

Plarent Ndreca i kërkon Edi Ramës të tregojë cilin nen të statutit ka shkelur duke mbrojtur Erion Veliajn. Në një reagim në Facebook, ish-deputeti socialist akuzon kryeministrin se përdori dy mbledhje partie për ta ndëshkuar politikisht për qëndrimet që ka mbajtur si avokat. Sipas Ndrecës, Asambleja Kombëtare nuk mori asnjë vendim për përjashtimin e tij dhe askush në sallë nuk përmendi qoftë edhe një shkelje që do ta përligjte atë. Këtë herë, Ndreca u drejtohet socialistëve edhe si njëri prej tyre. Ai i quan mbledhjet e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe të Asamblesë së Tiranës “një turp” për PS-në. Gjuhën që, sipas tij, Rama përdori ndaj socialistëve që munguan në protesta, e krahason me fishkëllimat kundër Dritëro Agollit 35 vjet më parë. Pastaj i kujton...