Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes
Selami Hasani, 60 vjeç, i njohur si Sel Çami dhe Seli i Malit, u vra me armë zjarri mëngjesin e 23 nëntorit në lagjen “1 Maji” të Fierit. Ai po punonte te muri rrethues i banesës kur u qëllua. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një operacioni. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40. Nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj, tha se salla operative mori rreth orës 09:50 një telefonatë për të shtëna në lagje. Forcat “Shqiponja” dhe patrullat që mbërritën në vendngjarje konstatuan se një person kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur. Ahmetaj saktësoi se 47-vjeçari i plagosur është nipi i viktimës. Në...
Burimi:
shkodraweb.com