Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath. Policia njofton se ka arrestuar një 19-vjeçar nga Konispoli dhe ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar me banim në Kosovë. Sipas Policisë, të dy dyshohet se bashkëpunuan për të transportuar kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë. Operacioni i koduar “Transit 3” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë. Sipas njoftimit, 19-vjeçari me inicialet M. M. udhëtonte përpara për të kontrolluar nëse kishte prani të policisë në rrugë. Pas tij lëvizte 21-vjeçari me inicialet A. S., i cili po transportonte katër shtetasit kinezë drejt Konispolit. Kur policia ndërhyri pranë Konispolit, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua me vrap. Sipas Policisë, ai...
Burimi:
shkodraweb.com