Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.