Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme. TCH raporton se kryedemokrati është paraqitur në SPAK, pasi së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ata e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit mbi një dënim në Greqi. Ndërkohë, kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e prokurorisë për dosjen “Partizani”. Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha sërish hodhi akuza ndaj SPAK. “Erdha me kërkesën e SPAK-ut, i cili, bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së GJK-së, kallëzuesi i së cilës jam unë, kishte kërkuar të pyetem pasi nuk isha pyetur asnjëherë si kallëzues nga...