“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Berisha u pyet në cilësinë e kallëzuesit, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Në dalje të godinës së SPAK, Berisha foli për mediet, teksa tha se mediat dhe gazetarët janë të keqpërdorur. E pranishme ishte edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila e pyeti për emra konkret dhe se a kishte dorëzuar dokumenta për pretendimet e tij për gjyqtaren Gjoka. Berisha vijoi debatet me gazetaren, duke i thënë se ajo është “gazetarja më e keqpërdorur”. Berisha dhe Malltezi e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, lidhur me një dënim të pretenduar në Greqi. Kujtojmë se Irena Gjoka është...