Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë
Në vijim të turit të takimeve me drejtuesit e shkollave në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat arsimore vendore të arsimit parauniversitar të vendit, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro pati një takim me drejtuesit e institucioneve arsimore të zyrave arsimore vendore të Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Duke folur për prioritetet, nismat dhe kalendarin e aktiviteteve të vitit shkollor 2026-2027, ministrja Kumbaro theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe prindërve ku një rol të rëndësishëm kanë drejtuesit e shkollave si ndërmjetës të një komunikimi të vazhdueshëm. “Ne jemi gjithë kohën në komunikim sepse ndryshe, kjo përgjegjësi kaq e madhe që ne kemi të gjithë bashkë, nuk mbahet nëse nuk jemi çdo ditë të lidhur dorë për dorë së bashku. Duke qenë se përgjegjësia që ne mbajmë...
Burimi:
javanews.al