Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Kuqezinjtë kërkojnë revanshin ndaj finlandezëve dhe tri pikët në “Arenën Kombëtare”. Berisha rikthehet mes shtyllave, treshja e mbrojtjes duket e përcaktuar, ndërsa në ofensivë pritet një kombinim me Laçin, Muçin dhe Manajn. Kombëtarja shqiptare duket se i ka dhënë formën përfundimtare skuadrës që do të zbresë në fushë të enjten kundër Finlandës. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme të Ligës së Kombeve, trajneri Rolando Maran nuk pritet të bëjë eksperimente, por t’i besojë një formacioni që ka fituar gjithnjë e më shumë stabilitet gjatë ditëve të përgatitjes. Në portë pritet të rikthehet Etrit Berisha, ndërsa para tij do të vendoset treshja e mbrojtjes me Mario Mitajn, Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin. Në krahë, Elseid Hysaj dhe Stavro Pilo do të kenë përgjegjësi të dyfishta,...