Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!
Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Kombëtares Shqiptare dhe Finlandës e vlefshme për Nations League. Në prag të kësaj sfide, Federata Shqiptare ka dale me një thirrje për tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga tribunat e Arenës Kombëtare që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave. FSHF paralajmëron tifozët të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të dublikuara dhe të shmangin blerjet nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta. Në këto raste ekziston rreziku që e njëjta biletë të shitet disa herë, duke krijuar probleme në momentin e hyrjes në stadium. Gjithashtu, për të shmangur radhët dhe vonesat, FSHF këshillon të gjithë tifozët të paraqiten pranë stadiumit në kohë, duke planifikuar paraprakisht mbërritjen e tyre. Qeveria e futbollit në...
Burimi:
javanews.al