Federer: Sinner është më i miri në vitet e fundit ndërsa Alcaraz është një gjeni, ja çfarë i thashë Zverev

Federer: Sinner është më i miri në vitet e fundit ndërsa Alcaraz është një gjeni, ja çfarë i thashë Zverev

12 Nëntor 2026 10:47 Telesport “Me fitoret e tij, Jannik Sinner ka vërtetuar se është lojtari më i mirë për momentin. Aktualisht është i dëmtuar, por deri në atë pikë po luante jashtëzakonisht mirë,” tha Roger Federer në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’. Më tej, ish-tenisti francez foli për Carlos Alcaraz: “Të shohësh atë duke luajtur është thjesht kënaqësi. Djali është një gjeni në fushë. Shumëllojshmëria e goditjeve që mund të realizojë është e pabesueshme”. “Problemi është se ndonjëherë ai ka pothuajse tepër zgjedhje dhe mund të përfundojë duke u hutuar pak mes gjithë atyre opsioneve,” vuri në dukje Federer në prag të finaleve ATP, që nisin së shpejti në Torino. Sa i përket Zverev, i cili fitoi dy turne grand slam këtë...