Tuchel: E dua këtë ekip, synoj të fitoj Nations League dhe Kampionatin Europian me Anglinë
Trajneri Thomas Tuchel zbuloi se nuk ka asnjë klauzolë largimi në kontratën e tij me Anglinë, por është i përkushtuar t’i drejtojë ata të paktën deri në Euro 2028 edhe nëse një klub i madh shfaq interes për të. Trajnerit të “3 luanëve” iu bë kjo pyetje në një kohë kur Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje në parim me Manchester United për të zëvendësuar Michael Carrick. “Nuk ka asnjë klauzolë largimi,” konfirmoi Tuchel “Dhe nuk ka asnjë synim për t’u larguar. E kam nënshkruar kontratën, dua të qëndroj deri në Kampionatin Evropian. Dua ta përjetoj atë turne. Kemi punë të pambaruar“, shtoi gjermani, i cili e nënshkroi kontratën e tij aktuale në shkurt. Tuchel e udhëhoqi Anglinë deri në gjysmëfinale në Kupën e Botës...
Burimi:
telesport.al