Ai është lideri i ri i Selecao, trajneri Ancelotti i beson shiritin e kapitenit dhe fanellën me nr.10
Sulmuesi i Barcelona, Raphinha, po luan një rol gjithnjë e më qendror në planet e trajnerit Carlo Ancelotti për kombëtaren braziliane. Siç raporton ‘Mundo Deportivo’, 27-vjeçari është zgjedhur për të mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Japonisë. Në këtë ndeshje do të mungojë veterani Marquinhos, i cili e ka mbajtur shiritin që nga viti 2021, për shkak të një dëmtimi. Stafi teknik i ‘Seleção’ kishte disa opsione, përfshirë Bruno Guimarães, Vinícius Júnior dhe Gabriel. Por, Ancelotti në fund vendosi t’ia besonte shiritin e kapitenit sulmuesit, i cili e kishte mbajtur atë më parë në një ndeshje miqësore kundër Australisë. Mesfushori i Arsenal do të shërbejë si zëvendëskapiten. Ky vendim, së bashku me zgjedhjen për t’i dhënë atij fanellën ikonike me...
Burimi:
telesport.al