Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri–Finlandë, e cila do të zhvillohet këtë të enjte (12 nëntor), në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Për mbarëvajtjen e ndeshjes do të angazhohen qindra punonjës policie, ndërsa kontrollet ndaj tifozëve do të jenë të imtësishme, veçanërisht në hyrjet e stadiumit. Për shkak të zhvillimit të ndeshjes, nga ora 17:00 deri në përfundim të saj do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore pranë stadiumit “Air Albania”. Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit; Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së; Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së...