Calafiori: “San Siro” do të na ndihmojë ndaj Francës, duhen si mendja ashtu edhe zemra për të fituar

Calafiori: “San Siro” do të na ndihmojë ndaj Francës, duhen si mendja ashtu edhe zemra për të fituar

Ndeshja mes Italisë dhe Francës shkon përtej rivalitetit historik midis dy palëve. Pikët në lojë kanë një rëndësi të madhe, pasi mund t’i sigurojnë kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini një vend në gjysmëfinalet e Nations League. Riccardo Calafiori është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. “Një stadium plot do të jetë një ndihmë e madhe. Duke pasur parasysh kundërshtarin, është e pamundur që një ndeshje e tillë të merret lehtë”, tha mbrojtësi i Arsenal. “Le të përqendrohemi te ndeshja. Do të na duhen si mendja, ashtu edhe zemra e më pas do të shohim. Jemi një grup shumë i ri, ndaj është ende herët për të folur për liderë. As unë vetë nuk kam shumë përvojë, por përpiqem ta udhëheq skuadrën përmes veprimeve të mia...