Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit Metalurgjiku në Elbasan. Vendimi është marrë nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili më 3 nëntor 2026 ka firmosur urdhrin nr. 540 për shfuqizimin e lejes mjedisore të tipit A të lëshuar për kompaninë në shtator të vitit 2016. Vendimi prek një sërë aktivitetesh industriale të KURUM, përfshirë prodhimin e çelikut, shkrirjen e metaleve, fonderinë, përpunimin dhe saldimin e metaleve, si dhe prodhimin e gëlqeres. Propozimi për pezullimin e lejes së Kurum erdhi nga AKM dhe u miratua nga Ministria e Mjedisit. Vendimi i Ministrisë së mjedisit vjen pas 2 vitesh që kompania turke është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për ngarkesën e...