Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!
Në Vlorë, për të dytën ditë radhazi, vijon të jetë i pezulluar lundrimi detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit, për shkak të kushteve të përkeqësuara hidro-meterologjike. Gjatë kësaj të enjteje, në Gjirin e Vlorës, por edhe në det të hapur, është rritur ndjeshëm intensiteti i erës bregdetare, duke arritur shpejtësi nga 20 deri në 30 metra në sekondë. Këto kushte e kanë bërë të pamundur daljen në det të mjeteve të peshkimit dhe lundrimin e mjeteve të vogla. Ndërkohë, në qytetin e Vlorës nuk raportohen problematika të shkaktuara nga moti i keq. Sipas parashikimeve meteorologjike, situata pritet të vijojë të mbetet e përkeqësuar edhe në orët dhe ditët në vijim, me erëra të forta dhe dallgëzim të lartë në...
Burimi:
javanews.al