Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Polica merr masat: Kontrolle të rrepta, ja rrugët që do të bllokohen
mbledhja për planin e masave TIRANË-Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të përballet me Finlandën, sfidë e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Në kuadër të ndeshjes, Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash. Ndeshja nis në orën 20:45, por për shkak të fluksit të tifozëve, policia kërkon që paraqitja të nisë prej orës 18:30. Nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë pranë impiantit sportiv. Rrugët që do të jenë të bllokuara deri në përfundim të ndeshjes: - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit; - Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së; - Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës...
Burimi:
zeri.ai