Një muaj nga ekzekutimi i shqiptarit në Bruksel, hetuesit: Autorët vranë edhe policin që iu vu pas…

Një muaj nga ekzekutimi i shqiptarit në Bruksel, hetuesit: Autorët vranë edhe policin që iu vu pas…

polici i ekzekutuar Nordine El Talbi BRUKSEL-Një muaj nga ngjarja që tronditi Brukselin, ku një shqiptar u ekzekutua pranë Parlamentit Europian dhe disa orë më vonë një polic u vra në komunën Jette të Brukselit, hetuesit janë të bindur se të dyja atentatet janë kryer nga të njëjtët persona. Të shtënat e para ndodhën të hënën, më 12 tetor, në orën 17:50, në rrugën Wiertz, në Ixelles, pranë Parlamentit Evropian. Autorët qëlluan një burrë në gjoks, në hollin e një pallati.  Shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës. Mediat vendase raportojnë se shqiptari identiteti i të cilir ende nuk bëhet i ditur, nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë, por, sipas disa burimeve, dyshimet janë për një larje hesapesh në botën e...