CEO i Nvidia-s në telashe të dyfishta: Pas ‘spiunes’ kineze, zbulohet lidhja me një drejtuese të kompanisë
Jensen Huang SHBA-Bordi i gjigantit të teknologjisë Nvidia po shqyrton mundësinë e shkarkimit të drejtorit ekzekutiv të saj, Jensen Huang, shkruan BBC. Teksa Nvidia ka nisur tashmë një hetim për një aferë midis Huang dhe një spiuneje të dyshuar kineze, Alice Huang, CEO i kompanisë dyshohet për një lidhje të dytë jashtëmartesore. Jensen Huang dyshohet se ka pasur gjithashtu një lidhje me Kimberly Powell, 48 vjeçe, zëvendëspresidente e kompanisë për sektorin e shëndetësisë. Huang dhe Powell dyshohet se janë filmuar afër me njëri-tjetrin në një hotel në San Jose të Kalifornisë, gjatë konferencës së Nvidia-s në muajin mars. Në fund të tetorit, të dy morën pjesë edhe në konferencën GTC të kompanisë në Berlin të Gjermanisë. Megjithatë, në të njëjtën periudhë, Powell është parë duke...
Burimi:
zeri.ai