Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues
Rreth 4 milionë punonjës në Spanjë iu bashkuan dje (11 nëntor) një greve të përgjithshme, duke protestuar kundër krizës së strehimit, rritjes së qirave dhe vështirësive për të përballuar kostot e banesave. Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të dendura, protestuesit dolën në rrugë dhe ngritën pika bllokimi në disa qytete të vendit, më pak se tre javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo është greva e parë e përgjithshme në Spanjë që prej vitit 2012, kur punonjësit protestuan kundër masave shtrënguese të ndërmarra gjatë krizës së borxhit në eurozonë. Ajo u mbështet nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, UGT dhe CCOO, të cilat përfaqësojnë më shumë se një milion punonjës, si dhe nga shoqatat e qiramarrësve. Sindikatat e cilësuan grevën një sukses,...
Burimi:
javanews.al