Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Një kandidat i vdekur po kryeson garën në shtetin amerikan të Kalifornisë. Sipas rezultateve paraprake, Bruce Giudici ka marrë 57% të votave, kundrejt 43% të rivalit të tij, Clyde Clapp, ish-anëtar i këtij bordi. Çudia është se Giudici ka ndërruar jetë në gusht, dy muaj para zgjedhjeve, pasi u rrëzua gjatë fushatës elektorale dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Megjithatë, emri i tij u la në fletën e votimit. Bëhet fjalë për zgjedhje lokale, në të cilat qytetarët votojnë për përfaqësuesit që drejtojnë administrimin e qarkut, një nivel i qeverisjes vendore në SHBA. Sipas ligjit të Kalifornisë, votat për një kandidat që ndërron jetë më pak se 68 ditë para zgjedhjeve numërohen normalisht. Nëse Giudici shpallet fitues, ai do të konsiderohet zyrtarisht i zgjedhur,...