Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK! Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit
Vlora Hyseni dhe Esmeralda Hasani TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Emërimi i Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit. Kjo e fundit ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie', pasi akuzohet nga SPAK se i ka ofruar ndihmë biznesmenit Ergys Agasi gjatë kohës që ai ishte në arrati dhe ndarje të sekreteve shtetërore. Hasani shërbente si këshilltare pranë Kryeministrisë. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë e strukturës së SHISH pasi ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes. Sipas njoftimit të Presidencës, emri i saj është propozuar nga kryeministri. Njoftimi: Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të...
Burimi:
zeri.ai