Sulmet nuk ndalen, ekipi i Trump zbarkon në Moskë për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

Sulmet nuk ndalen, ekipi i Trump zbarkon në Moskë për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë RUSI-Të dërguarit specialë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.  Vizita vjen një ditë pas përfundimit të dy ditëve të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi. Palët ranë dakord në parim për një shkëmbim të të burgosurve, por ndërmjetësuesit amerikanë theksuan se mbeten ende mosmarrëveshje për çështjet kryesore, veçanërisht për territoret. Ndërkohë, gjatë orëve të para të së enjtes, Rusia dhe Ukraina kanë vijuar sulmet ndaj njëra-tjetrës. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte goditur objektiva ushtarake dhe energjetike në Ukrainë, si dhe një depo municionesh në kryeqytetin Kiev. Pas vizitës së tyre në Moskë, përfaqësuesit amerikanë do të udhëtojnë...