‘Për herë të parë, sistemi po lufton korrupsionin’/ Rama: Shqipëria në pozitë të mirë

‘Për herë të parë, sistemi po lufton korrupsionin’/ Rama: Shqipëria në pozitë të mirë

EDI RAMA DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e korrupsionit në Shqipëri, duke pranuar se vendi vijon të përballet me probleme në këtë drejtim, por duke theksuar se për herë të parë ekziston një sistem që po lufton këtë fenomen. Kreu i qeverisë u shpreh se është i qetë për ecurinë e vendit, duke iu referuar edhe vlerësimeve të Komisionit Europian. Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, ndërsa vlerësoi se vendi ndodhet në një pozicion të mirë. Ai u ndal gjithashtu te nevoja për një rishpërndarje më të madhe të të ardhurave. “Kur bëhet fjalë për gjithçka tjetër, unë jam vërtet i qetë, sepse mund t’ju drejtoj drejt raportit të Komisionit. Në Shqipëri ka probleme...