150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të sigurisë, do t’u nënshtrohen procedurave të kthimit në Kinë ose shkatërrimit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila thotë se kryen kontrolle të vazhdueshme edhe për lodrat që tashmë shiten në vend. Por, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, e kundërshton këtë vlerësim. “Ky treg është totalisht i pakontrolluar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur mungesën e inspektorëve të specializuar dhe testimeve laboratorike, përcjell A2. Ministria nuk konfirmoi nëse do të kontrollohen kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta me lodrat e ndaluara, gjenden tashmë në shitje. Pse u ndaluan...