Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!
Bordi drejtues i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia është mbledhur për të shqyrtuar të ardhmen e drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, i cili rrezikon të largohet nga drejtimi i kompanisë pas publikimit të raportimeve për marrëdhënie të dyshuara jashtëmartesore. Sipas mediave amerikane, drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të tij ose pezullimit nga detyra deri në përfundimin e hetimeve. Lëvizja vjen pas një raportimi të gazetës “New York Times”, sipas të cilit Huang dyshohet se ka pasur një marrëdhënie dhe me një punonjëse të Nvidia-s. Ky është rasti i dytë që lidhet me emrin e drejtuesit të kompanisë, pasi fillimisht ai u përfshi në një skandal për një lidhje të dyshuar me Alice Huang, që pretendohet se kishte lidhje me shërbimet e inteligjencës kineze. Vetëm një...
Burimi:
javanews.al