Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas publikimit të një artikulli në median ndërkombëtare Politico, duke sqaruar se deklarata e tij është interpretuar jashtë kontekstit dhe nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të Shqipërisë lidhur me Samitin e ardhshëm të NATO-s. Përmes një deklarate publike, Nufi thekson se Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, në përputhje me vendimin e marrë nga Aleanca, ndërsa Shqipëria ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin dhe mikpritjen e tij. “Lidhur me artikullin e publikuar sot nga Politico, dëshiroj të sqaroj se deklarata ime është interpretuar jashtë kontekstit, duke krijuar një përshtypje të gabuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë”, shprehet ministri. Sipas Nufit, referenca e tij për një takim virtual kishte të...
Burimi:
javanews.al