Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë janë shoqëruar me gjoba prej 5 mijë lekësh për pjesëmarrës që kanë bllokuar qarkullimin. Sipas të dhënave të raportuara, që prej hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet, numri i personave të gjobitur ka arritur në 48. Policia njoftoi se masat e fundit administrative lidhen me tubimet e zhvilluara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit. Sipas saj, protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke penguar kalimin e mjeteve të transportit. Në sqarimin për vendosjen e gjobave, Policia argumenton se punonjësit e saj u kanë bërë thirrje të përsëritura pjesëmarrësve, përmes megafonit, që të lironin rrugën. Sipas njoftimit, personat e ndëshkuar nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin prej tyre është vendosur një gjobë në...
Burimi:
shkodraweb.com