Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

Një aksident i rëndë në rrugën Fier–Vlorë i mori jetën pasditen e kësaj të hëne Ermal Lulës, shefit të Krimeve të Rënda në Vlorë. Përplasja ndodhi pranë Novoselës, ku mbeti i plagosur edhe një person tjetër. Sipas raportimeve të para, në aksident u përfshinë një automjet dhe një mjet i rëndë pune, i tipit skrep. Përplasja pati pasoja fatale për Lulën, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ekipet e emergjencës u angazhuan për t’i dhënë ndihmën e parë personit të plagosur dhe për të siguruar zonën e aksidentit. I plagosuri u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim. Në informacionet e para për ngjarjen nuk u dhanë hollësi për gjendjen e tij shëndetësore. Aksidenti vështirësoi edhe qarkullimin e automjeteve në segmentin pranë...