Shpërthim me lëndë plasëse në Ksamil, hidhet eksploziv në oborrin e një banese
Një banesë në Ksamil është bërë objekt i një sulmi të dyshuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, 29 nëntor. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në pronën e një 76-vjeçari me inicialet I. A., banues në Ksamil. Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. KOMUNIKATA E POLICISË Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues...
Burimi:
shkodraweb.com