Kukësi mbulohet nga dëbora, temperaturat e ulëta vështirësojnë qarkullimin në zonat malore

Kukësi mbulohet nga dëbora, temperaturat e ulëta vështirësojnë qarkullimin në zonat malore

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë gjatë gjithë natës qarkun e Kukësit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, veçanërisht në zonat malore. Reshjet janë shoqëruar edhe me erëra të forta, ndërsa temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e ngricave në disa akse rrugore. Në lartësitë mbi 800 metra, trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra. Deri më tani, nuk raportohet për bllokim të rrugëve nacionale, por probleme në lëvizjen e automjeteve janë evidentuar në fshatrat e njësive administrative Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Shishtavec, Zapod dhe Topojan. Ndërkohë, reshjet kanë ndikuar edhe në prurjet e liqenit të Kukësit. Sipas të dhënave, gjatë dy ditëve të fundit ato kanë kaluar 450 metra kub në sekondë, ndërsa niveli i ujit ka kapërcyer kuotën 265 metra. Autoritetet...