Protesta e 28 Nëntorit, 12 të arrestuar dhe 19 të proceduar penalisht, 17 efektivë policie të lënduar
12 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas Policisë, protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov efektivët e Policisë, kanë bllokuar qarkullimin dhe kanë dëmtuar pronën publike. Bëhet e ditur se gjatë tubimit janë lënduar 17 punonjës policie. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë. Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie. Në vijim të veprimeve hetimore...
Burimi:
javanews.al