82-vjetori i Çlirimit, Nufi: Liria është trashëgimia e brezave të kaluar dhe përgjegjësia jonë ndaj së ardhmes!

82-vjetori i Çlirimit, Nufi: Liria është trashëgimia e brezave të kaluar dhe përgjegjësia jonë ndaj së ardhmes!

Në 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka përcjellë një mesazh përkujtimor, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë. Në reagimin e tij, Nufi e cilëson lirinë si trashëgimi të brezave të kaluar dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe përkushtimit ndaj Atdheut. POSTIMI I NUFIT: 29 Nëntori 1944 shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Pas viteve të pushtimit, qëndresës dhe sakrificave të mëdha, Shqipëria fitoi lirinë e saj. Lufta Nacionalçlirimtare mbetet dëshmi e guximit, trimërisë dhe shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të atdheut, duke i dhënë Shqipërisë vendin e saj përkrah popujve që luftuan kundër nazifashizmit. Sot,...