Gjyqi ndaj Veliajt në ngërç, tre në katër seanca shtyhen
Në seancën gjyqësore të 24 nëntorit, Gjykata e Posaçme u përball me një tjetër kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj për shtyrjen e procesit për shkak të problemeve shëndetësore të të pandehurit. Gjykata e rrëzoi kërkesën dhe vijoi procesin, duke vlerësuar se kërkesa e Veliajt për kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe përzgjedhjen e spitalit ishte kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. I arrestuar prej 10 shkurtit 2025, Erion Veliaj ka kaluar tashmë 21 muaj në paraburgim, pasi akuzohet për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Por njëri prej proceseve më të bujshme të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’ duket se është futur në ngërç, pasi nga 21 seanca të planifikuara, 16 janë shtyrë për arsye të ndryshme. Këtyre u shtohen edhe 11...
Burimi:
syri.net