Zgjedhjet në Spanjë/ Sanchez kërkon një tjetër mandat, konservatorët synojnë rikthimin në pushtet
Spanja mban këtë të diel zgjedhjet e përgjithshme, në një garë mes kryeministrit socialist Pedro Sanchez, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat qeverisës, dhe liderit konservator Alberto Núñez Feijóo, që kërkon rikthimin e Partisë Popullore (PP) në pushtet pas më shumë se tetë vitesh qeverisje socialiste. Sondazhet e fundit e rendisin Partinë Popullore në avantazh, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox, e drejtuar nga Santiago Abascal, mund të luajë një rol vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme, si partnere e mundshme e një koalicioni të djathtë. Sanchez, 54 vjeç, shpalli zgjedhje të parakohshme më 5 tetor, pas vështirësive të qeverisë së tij për të siguruar mbështetjen parlamentare për miratimin e masave emergjente në përballimin e krizës së strehimit. Megjithëse socialistët kanë...
Burimi:
syri.net