Një i burgosur përdori sapun për t’u arratisur, mediat britanike sjellin detajet
Një i burgosur nga një prej burgjeve të sigurisë së lartë më problematike në Angli dhe Uells, dyshohet se ka përdorur sapun për t'u shpëtuar oficerëve ndërsa ndodhej në spital për trajtim mjekësor. Sipas mediave britanike, 36-vjeçari, i cili mbahej në burgun HMP Manchester, arriti të largohej pavarësisht se ishte i prangosur dhe i lidhur me zinxhir pas një oficeri, bënë të ditur burime për ‘The Guardian’. Dyshohet se ai ka lyer prangën metalike me sapun të lëngshëm dhe ka arritur të nxjerrë dorën jashtë, ndërsa i ishte dhënë mundësia për të përdorur tualetin në privatësi. Pas 13 orësh në liri dhe një ndjekjeje të shkurtër në këmbë, i burgosuri u kap dhe u arrestua nga oficerët e policisë së Greater Manchester-it. Ky incident...
Burimi:
syri.net