Zjarr në një pikë servisi në Qafë të Koshovicës

Zjarr në një pikë servisi në Qafë të Koshovicës

Një zjarr ka rënë në një pikë servisi automjetesh përgjatë rrugës së vjetër që të çon drejt Levanit, pranë Qafës së Koshovicës. Zjarri është konstatuar fillimisht në fasadën e biznesit nga pronarët e servisit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Efektivët kanë mbërritur në kohë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërhyrja e shpejtë ka shmangur përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të objektit. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten për t'u sqaruar, ndërkohë që policia dhe ekspertët po zbardhin rrethanat e rënies së zjarrit.