No Image Available

Kur mjekësia takon humanizmin/ Mjekët nxjerrin pacientët në gjendje kritike për shëtitje buzë detit

Një nismë e veçantë në një spital të Barcelonës po u rikthen shpresën pacientëve që ndodhen në gjendje kritike. Mjekët dhe infermierët e Spitalit Del Mar i nxjerrin pacientët e kujdesit intensiv për shëtitje buzë detit, duke u dhënë mundësinë të largohen për pak kohë nga ambienti spitalor dhe të përjetojnë sërish kontaktin me jetën jashtë tij. Praktika nisi gjatë pandemisë së COVID-19 dhe, sipas stafit mjekësor, ka sjellë ndryshime pozitive në gjendjen emocionale dhe fizike të pacientëve. Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Intensiv, Dr. Purificación Pérez-Terán, tha për The Washington Post se kjo është një prej mënyrave për ta bërë më njerëzor trajtimin në reanimacion dhe për të ulur stresin post-traumatik që mund të shkaktohet nga qëndrimi në këtë repart. Sipas saj, reagimi i...