Policia hyn në lokale për të larguar qytetarët, e moshuara: Më vrisni, nuk iki
Ndërhyrja e Policisë gjatë protestës në Tiranë është shtrirë edhe në ambientet e lokaleve pranë zonës së tubimit. Efektivët kanë hyrë në disa prej tyre, duke u kërkuar qytetarëve të largohen për arsye sigurie. Në një prej momenteve të regjistruara, një e moshuar ka kundërshtuar largimin, duke deklaruar se nuk dëshironte të dilte nga ambienti. “Nuk dua të iki, më vrisni”, dëgjohet të thotë ajo, ndërsa situata është shoqëruar me tension.
Burimi:
ntv.al