Protesta/ 35 të lënduar, mes tyre 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias

Protesta/ 35 të lënduar, mes tyre 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias

Numri i personave të lënduar nga protesta ka shkuar në 35. Mes tyre janë 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias, 3 kalimtarë dhe një punonjës sigurie, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas bilancit të përditësuar në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar: •9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT) •12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut. •6 përfaqësues të medias (një prej...