New York shpall zyrtarisht 28 Nëntorin festë zyrtare

New York shpall zyrtarisht 28 Nëntorin festë zyrtare

Këshilli Bashkiak i qytetit të New York-ut ka miratuar rezolutën për njohjen e 28 Nëntorit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e përcaktuar këtë datë si ditë përkujtimore që do të shënohet çdo vit në qytetin amerikan. Rezoluta me titull “Përcaktimi i datës 28 nëntor të çdo viti si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e New York-ut” (“Designating November 28 annually as Albanian Independence Day in the City of New York”, u miratua më 19 nëntor 2026 nga Këshilli Bashkiak i New York-ut. Nisma u propozua nga anëtarja e Këshillit Bashkiak, Amanda C. Farías, dhe u mbështet nga pesë anëtarë të tjerë: Shirley Aldebol, Farah N. Louis, Selvena N. Brooks-Powers, Frank Morano dhe David M. Carr. Në dokumentin zyrtar theksohet rëndësia historike...