Kur Europa “zbuloi” Shqipërinë
Në vjeshtën e vitit 1912, gazetat europiane u përpoqën t’u shpjegonin lexuesve një vend që po dilte nga rrënojat e Perandorisë Osmane Më 21 nëntor 1912, një javë përpara shpalljes së Pavarësisë, gazeta franceze Le Temps botoi një artikull me një pyetje në titull: Qu’est-ce que l’Albanie? (Çfarë është Shqipëria?) Për shqiptarët, pyetja kishte një përgjigje që buronte nga gjuha, historia dhe identiteti i tyre. Për lexuesit e gazetës pariziene, përgjigjja ishte më e ndërlikuar. Shqipëria nuk ishte ende një shtet. Në hartat politike të Europës, territoret ku jetonin shqiptarët përfshiheshin brenda Perandorisë Osmane. Emrat e qyteteve shqiptare shfaqeshin në shtypin ndërkombëtar kryesisht në lidhje me kryengritjet, luftën dhe interesat e fuqive të tjera. Por në nëntorin e vitit 1912, redaksitë europiane po përballeshin me...
Burimi:
argjiroja.net