Zylfie Haklaj apel protestuesve pas thirrjeve të Berishës: Mos u bëni mish për top të askujt
Zylfie Haklaj ka reaguar përmes një apeli drejtuar qytetarëve, duke paralajmëruar për rrezikun e përsëritjes së ngjarjeve të dhunshme të së kaluarës. Reagimi i saj vjen në ditën kur protesta e 28 Nëntorit në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, sulme ndaj institucioneve dhe persona të lënduar. Haklaj e lidh këtë datë me ngjarjet e 28 nëntorit 2000 në Tropojë, kur një protestë e Partisë Demokratike kundër rezultatit të zgjedhjeve vendore përfundoi në përplasje të armatosura me policinë dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore. Ajo kujton gjithashtu vrasjen e vëllait të saj, Ylli Haklaj, më 3 dhjetor të po atij viti, vetëm pesë ditë pas trazirave në Bajram Curri. “Drejtësi e vonuar nuk duhet të bëhet kurrë drejtësi e harruar. 28 nëntori 2000...
Burimi:
ntv.al