VIDEO/ Tërmet me magnitudë 5.0 godet Los Angelesin, lëkundjet ndihen përgjatë bregdetit të Kalifornisë
Një tërmet me magnitudë paraprake 5.0 ka goditur mëngjesin e së shtunës Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar lëkundje që janë ndier përgjatë vijës bregdetare, përfshirë zonën e Los Angelesit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti u regjistrua rreth orës 09:30 me orën lokale, afërsisht 6 milje larg bregdetit të Manhattan Beach dhe në një thellësi prej rreth 5.6 miljesh. Pas goditjes kryesore janë regjistruar të paktën dy pasgoditje, me magnitudë paraprake 3.0 dhe 2.5. Deri në orën 09:54, sipas raportimit të CBS Los Angeles, nuk ishin raportuar persona të lënduar apo dëme materiale. Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit njoftoi aktivizimin e protokollit të emergjencës për tërmetet. Ky aktivizim përfshin angazhimin e personelit në të gjithë qytetin për të kryer kontrolle në terren, nga ajri...
Burimi:
syri.net