Dhuna ndaj gazetarëve, sulm ndaj lirisë së medias dhe demokracisë!

Dhuna ndaj gazetarëve, sulm ndaj lirisë së medias dhe demokracisë!

Nga Franc Nuri Dënoj me forcën më të madhe dhunën barbare, makabre dhe të pajustifikueshme të Policisë së Shtetit ndaj përfaqësuesve të medias, të cilët sot në Tiranë ishin në krye të detyrës. Sulmi ndaj gazetarit Elkier Bushkolaj dhe operatorit të SYRI TV, Ardian Muka, i cili, sipas raportimeve, ka pësuar fraktura në vertebra, është një akt tepër i rëndë dhe i pafalshëm. Por dhuna nuk është kufizuar vetëm ndaj gazetarëve shqiptarë. Sipas informacioneve të deritanishme, edhe gazetarë e fotoreporterë të huaj, në krye të detyrës, janë goditur pa mëshirë me ujë me presion nga një distancë shumë e afërt, duke përfunduar në Spitalin e Traumës, me fraktura dhe dëmtime të rënda fizike. Shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë përfaqësuesit e medias të...