VIDEO/ Bushkolaj: Policia na përplasi me autobot në trotuar, hodhën gaz lotsjellës pranë operatorit të plagosur rëndë

VIDEO/ Bushkolaj: Policia na përplasi me autobot në trotuar, hodhën gaz lotsjellës pranë operatorit të plagosur rëndë

Gazetari Elkier Bushkolaj, ka reaguan për dhunën brutale të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj grupit të SYRI TV gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku mbetën të dëmtuar ai dhe operatori Ardian Muka. Në një reagim në rrjetet sociale, Bushkolaj rrëfen momentet e rënda pranë Kullave Binjake, ku, teksa po raportonin për protestën, autobotet e policisë i goditën me ujë me presion nga një distancë prej vetëm 15 metrash, duke i përplasur në trotuar. Si pasojë e goditjes, operatori Ardian Muka pësoi dëmtime të rënda. Por dhuna nuk përfundoi aty. Në momentin kur po i jepnin ndihmën e parë operatorit të plagosur, policia hodhi një bombolë gazi lotsjellës pranë tyre, duke i detyruar ta tërhiqnin Mukën në ambientet e Kullave Binjake për ta nxjerrë...