Zylfie Haklaj rikthen në vëmendje nëntorin e zi të Tropojës: Dhuna ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

Zylfie Haklaj rikthen në vëmendje nëntorin e zi të Tropojës: Dhuna ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

Zylfie Haklaj, nga familja Haklaj ka reaguar përmes një mesazhi publik në prag të 28 nëntorit, duke bërë thirrje për të shmangur dhunën dhe përplasjet politike, ndërsa ka rikthyer në vëmendje ngjarjet e rënda të ndodhura në Tropojë në nëntor të vitit 2000. Në reagimin e saj, Haklaj kujton 28 nëntorin e vitit 2000 si një plagë të rëndë për Tropojën, si dhe vrasjen e Ylli Haklajt në 3 dhjetor të po atij viti. Ajo thekson se drejtësia e vonuar nuk duhet të kthehet në drejtësi të harruar dhe se këto ngjarje vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. “Drejtësi e vonuar nuk duhet të bëhet kurrë drejtësi e harruar. 28 nëntori 2000 mbetet një plagë e rëndë për Tropojën. Ngjarjet e dhunshme të asaj dite dhe vrasja...